Banorët e “Astirit” në protestë: Shtëpitë do t’i mbrojmë me forcë

Banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme për të protestuar kundër projektit të Unazës së Madhe.

Ata i kanë bërë thirrje Ramës që të tërheqë projektin dhe të largohet nga Shqipëria, ndërsa me ironi kanë theksuar se valixhet i kanë dhuratë nga banorët e Astirit.





Ata shprehën vendosmëri se shtëpitë e ndërtuara me djersë do t’i mbrojnë me forcë dhe për këtë do të japin edhe jetët e tyre. Në mbështetje të protestuesve kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.

“Zbatoni ligjin se do të shkoni në burg. Nuk mbulonin dot krimin. I bëj thirrje kryetarit të Bashkisë të sjellë ndriçimin dhe pemët të cilat i hoq këtu. Më shoqëruan pa asnjë shkak. Për çfarë i kapin nënat tona dhe iu bëjnë presione që fëmijët e tyre të mos dalin në protestë, ne do të dalim këtu dhe do të mbrojmë gjakun tonë. Ne kemi 62 ditë që jemi këtu”, tha një banor.

4 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)





Comments are closed.