Schumacher, Corinna thyen heshtjen: Është në duar të sigurta!

Në prag të 50-vjetorit të lindjes (nesër, 3 janar), të Michael Schumacher, bashkëshortja e tij, Corinna, ka publikuar një postim në faqen zyrtare të “Facebook” të ish-pilotit gjerman.

“Ai është në duar të sigurta dhe po bëjmë gjithçka që në aspektin njerëzor është e mundur të bëhet për ta ndihmuar. Ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë për një çështje kaq delikate si shëndeti, gjë që e ka dashur dhe kërkuar gjithnjë edhe Michael”.

Pikërisht vëmendja kaq rigoroze për të mos dhënë komunikata në mënyrë periodike mbi gjendjen e Schumit, akoma në gjendje kritike me riaftësimin nga incidenti i skive në 29 dhjetor 2013, e bën këtë komunikatë edhe më të rëndësishme.

“Michael duhet të jetë krenar për atë që po bëjmë, ashtu siç jemi edhe ne, – vijon komunikata, – ja pse duam që të kujtojmë të gjitha sukseset e tij përmes publikimit të aplikacionit të ri, që do të lancohet nesër. Së bashku me kujtimet që publikojmë në rrjetet sociale zyrtare dhe në punën e Fondacionit Keep Fighting, është një mënyrë për të bërë drejtësi dhe celebruar të gjitha fitoret dhe rekordet e tij. Kjo është një dhuratë e vogël për të gjithë ne, ju falënderojmë për mbështetjen tuaj dhe ju urojmë një 2019-të të lumtur”.

2 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.