Festë për ndërrimin e viteve, plagoset me armë 30-vjeçari në Fier (EMRI)

Eshtë përgjakur që në nisje viti i ri 2019, pasi një 30-vjeçar nga Fieri mësohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal ku po festohej nata e ndërrimit të viteve.

I plagosur ka mbetur shtetasi Julian Serdani, i cili ka shkuar në spitalin e Fierit rreth orës 5 të mëngjesit.

“Në datën 01.01.2019, rreth orës 05:40, në një lokal në lagjen “15 Tetori” Fier, ka ndodhur një konflikt ku dyshohet se me armë zjarri ka ngelur i dëmtuar lehtë në këmbë shtetasi J.S, 30 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Vetë i riu pavarësisht se ka qenë në gjendje të dehur, nuk ka treguar asnjë detaj që mund t’i shërbente forcave të rendit për të zbuluar si ka ndodhur ngjarja.

1 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.