Messi: PSG vështirë të privohet nga Neymar!

Lionel Messi dha një intervistë të gjatë për prestigjiozen spanjolle Marca, ku foli edhe për mundësinë e rikthimit të Neymar te Barcelona.

E shoh shumë të vështirë. Do të më pëlqente që të kthehej për atë që përfaqëson si futbollist dhe sjelljen në dhomat e zhveshjes. Jemi shokë dhe i përjetuam bukur momentet kur luajtëm bashkë. E shoh të vështirë të largohet nga Parisi. PSG nuk do ta lejonte largimin e tij.

Messi edhe këtë herë kujtoi se Barcelona është shumë e fokusuar për të fituar Champions League-n.

“Çdo vit, motivimi për ta fituar këtë trofe është i madh. Është kompeticioni më i veçantë dhe që më entuziazmon më shumë në nivel klubesh.”

A do ta pranonte Messi ftesën e Ronaldos për ta vijuar rivalitetin mes tyre në futbollin italian?

Nuk kam nevojë për ndonjë ndryshim. Jam në ekipin më të mirë në botë. Sfidat e mia rinovohen vit pas viti. Nuk kam nevojë të ndryshoj ekip apo kampionat për të vendosur objektiva të reja.

Messi dhe Ronaldo e kanë fituar nga pesë herë secili “Topin e Artë”, duke dominuan skenën e futbollit në dekadën e fundit. Kjo “diktaturë” u thye në vitin 2018, me ish-bashkëlojtarin e Ronaldos, Luka Modric, që e mori çmimin në fjalë.

“Pashë kandidatët për “Topin e Artë” dhe e dija që nuk isha në luftë. Unë e dua shumë futbollin, por familja është mbi të gjitha”.

27 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.