Plagosi kolegun me pistoletën e shërbimit, prangat 58-vjeçarit

Plagos me armë zjarri aksidentalisht kolegun  e tij, arrestohet nga Policia e Fierit 58-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Fier, ku shtetasi  A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike.

I arrestuari ka qenë në ambientet e zyrave të SHPSF-së dhe gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në të njëjtin subjekt. 32-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

25 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.