Tension te “Astiri”. ‘BMW’ hyn mes protestuesve, ata e godasin me shkelma

Protesta e banorëve të “Astirit” kundër projektit të “Unazës së Madhe” të kryeqytetit, ka nisur sot me tensione, pasi ata janë vendosur në të dyja akset e rrugës pranë mbikalimit te “Pallati me Shigjeta”, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Në një moment, një mjet tip “BMW” tentoi të kalojë përmes turmës së protestuesve, ndërsa banorët iu përgjigjën duke e goditur me shkelma automjetin.

Më tej, tensionet u shuan dhe mjeti u la të kalonte, ndërsa banorët e “Astirit” vijuan protestën e tyre me thirrje kundër ministrit Damian Gjiknuri dhe kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro.





LIVE – Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 24 décembre 2018

“Fikni makinat, bashkohuni me ne”, ishte një tjetër thirrje me megafon gjatë protestës.

Protesta te “Unaza e Re” vijon prej më shumë se 40 ditësh, ndërsa banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja”, te mbikalimi pranë “Pallatit me shigjeta”, ndërsa kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit Gjiknuri.

24 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)





Comments are closed.