Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Spektakël i Bale, Reali kalon në finalen e Botërorit të klubeve

Reali i Madridit ka kaluar në finalen e Botërorit për klube, pasi mposhti në gjysmëfinale japonezët e Kashima Anters, pasditen e sotme në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Madrilenët triumfuan me rezultatin 1-3, të udhëhequr nga një Gareth Bale në superformë, që shënoi të tre golat për skuadrën e drejtuar nga Santiago Solari.

Uellsiani zhbllokoi sfidën në minutën e 44-t, për të shënuar më pas edhe dy herë të tjera në të 53-tën dhe 55-tën, ndërsa goli i Doi për japonezët, vlejti vetëm për statistikë.

Finalja do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje dhe përballë kampionëve të Europës do të jenë vendasit e Al Ain, të cilët eliminuan dje argjentinasit e River Plate.

20 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore