“Pranvera e Studentëve” – Protesta, korrupsioni në universitete, abuzimet e qeverisë – Top Story

“Pranvera e Studentëve”, sjell në Top Channel protestën e studentëve, të cilët protestojnë për të drejtat dhe kërkesat që kanë. Emisioni është quajtur në këtë mënyrë krahasimore me “Pranverën Arabe”, që ishte një seri protestash në disa shtete dhe rrëzuan regjimet dikatoriale.

Për herë të parë janë zbërthehen të gjitha arsyet e rritjes së tarifave nga universitetet në bashkëpunim me zyrtarë të qeverisë. Me emër dhe me fytyrë, Top Story ka ekspozuar se cilët janë njerëzit e qeverisë që administrojnë financat e Universiteteve publike.

Gjithashtu u pasqyrua shpërdorimi i fondeve universitare duke iu referuar tenderave që janë zhvilluar në secilin universitet. Pjesë e dokumentarit ishin edhe protestat masive të studentëve, kush ishin iniciuesit dhe kush po tenton ti përçajë!

Gjithashtu Top Story u ndal tek skandalet me doktoraturat dhe problemet e ligjit të Arsimit të Lartë në tërësi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.