Dëbimi i ambasadorit iranian, Trump letër Ramës: Shqipëria, mike e SHBA-së

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku e përgëzon për dëbimin e ambasadorit iranian. Në letër thuhet se qeveria e Shqipërisë ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet e përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Iranit se kryerja e veprimeve terroriste në Evropë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.

“Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik”.

Letra e Trump



“I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkura dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht, Donald Trump”

20 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.