“Hiq dorë nga i dashuri, ose të vrava”, vajza e denoncon të atin në polici

Babai ushtron dhunë mbi vajzën se dashuronte një djalë, ajo e denoncon në polici. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Divjakës. Sipas burimeve të gazetë Shqip Online, sherri ka ndodhur në banesën e shtetasit N.GJ., 56 vjeç.

Babë e bijë kanë nisur fillimisht që të debatojnë me njëri-tjetrin. 56-vjeçari i ka kërkua vajzës së stij, V.GJ., 18 vjeçe që të heqë dorë nga djali që ajo dashuron. Kjo e fundit ka thënë se është e pamundur sepse e ka të vështirë të jetojë pa dashurinë e jetës. Kaq ka mjaftuar që situata mes tyre të degjenerojë në dhunë fizike.

Madje, 56-vjeçari i ka thënë:-“Nëse nuk heq dorë nga djali që dashuron, do të vras”. Pas kësaj, adoleshentja i është drejtuar policisë së Divjakës për të denoncuar babanë e saj. Ajo ka dëshmuar gjithçka që ka ndodhur në banesë. Pas dhënies së dëshmisë, policia ka arrestuar babanë. Ndaj tij rëndon akuza “Dhunë në familje”.



11 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)/S.Muça

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.