Paralajmërimi i studentëve: S’ka negociata, do pranoni kërkesat tona

Studentët kanë paralajmëruar se nëse ministria nuk i plotëson kërkesat, ata do të përshkallëzojnë protestën, deri në grevë urie.

“Ne kërkojmë plotësimin e tre kërkesave të tjera. Nuk ka negociata, studentët nuk negociojnë. Ju vetëm do pranoni kërkesat tona. Nuk ka zgjidhje tjetër, ndryshe protesta mund të përshkallëzohet. Kujdes, kujdes protesta mund të përshkallëzohet. Mund të ketë një grevë tek politekniku, prandaj merrni masat”, tha një student.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)









Comments are closed.