“Ndodhi gabimisht”, autori pranon vrasjen e shqiptarit në Greqi

Të tjera detaje dalin në lidhje me vrasjen me armë zjarri të 18-vjeçarit shqiptar në Greqi. Autori i dyshuar i krimit pretendon se e ka qëlluar aksidentalisht viktimës. Paraprakisht thuhet se autori i vrasjes së shqiptarit Marios Isak nga Leskoviku është një bashkëmoshatar shqiptar, i cili ka pranuar krimin në polici.

Mediat fqinje raportojnë se i arrestuari është shok me viktimën dhe se nuk ka pasur synim për ta ekzekutuar. Pak para krimit, viktima dhe autorit thuhet se kanë qenë në një kafene.

“Ndoshta një arsye e përleshjes midis tyre ka qenë një sasi e konsiderueshme parash që janë gjetur në posedim të 18 vjeçarit Mario Isa, i cili ka lindur dhe është rritur në Kavala dhe më parë ka luajtur në ekipin e futbollit lokal”, shkruan “Protothema”

Paraprakisht, mjekësia ligjore bën me dije se vdekja ka ardhur nga një plumb i vetëm që i riu ka marrë në gjoks, duke i shpuar mushkërinë. I riu mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e shkuar rreth orës 22:00. Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje. Pavarësisht kësaj ende nuk ka një motiv zyrtar për vrasjen e shqiptarit.

Ekspertiza ka arritur gjithashtu në përfundimin se Mario ka tentuar të largohet me vrap pasi u qëllua por pas disa metrash ka rënë në tokë

5 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.