Arrestohet në Orikum një i kërkuar për tentativë vrasje (Video)

Kapet i kërkuari për tentativë vrasje në Orikum. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi E.Ç., 29 vjeç, banues në Orikum, Vlorë. Arrestimi i tij është bërë pas informacioneve   të siguruara në rrugë operative se një person në kërkim ndodhej në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”.

E.Ç., dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin M.A. Ndaj tij Gjykata e Vlorës kishte caktuar masën  e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

VlorëKapet i kërkuari për tentativë vrasje në OrikumNë vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe Pronës pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operativese se një person në kërkim ndodhjej në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, është bërë e mundur kapja e ndalimi i tij dhe konkretisht:E. Ç, 29 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë kryer veprimet proçeduriale për ndalimin e tij bazuar në Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 76 dhe 22 të Kodit Penal.E.Ç dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 Korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin M.A.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mardi 4 décembre 2018

4 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.