Arratisja e Gruevskit, MPJ e Hungarisë: Ka kërkuar azil në Tiranë, më pas…

“Radio Evropa e Lirë” raporton mbi arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski duke theksuar se para se të arrijë në Hungari ku ka mbështetjen e Viktor Orban, ai ka kërkuar azil në ambasadën hungareze në Tiranë.

Lajmi sipas REL është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme Hungareze.

“Kërkesa për azil politik nga Gruevski nuk është çështje politike por ligjore dhe se Hungaria po punon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira bilaterale me Maqedoninë dhe se vazhdon të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së”, deklarohet në njoftimin për media të Ministrisë së Jashtme në Hungari.

Nga Ministria gjithashtu shtojnë se nuk kanë informata se në çfarë mënyre Gruevski ka dalë nga Maqedonia, por shtojnë se “ai erdhi në Hungari në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Më herët nga MPJ e Hungarisë kanë theksuar se nuk kanë informacione se si Gruevski ka hyrë në Hungari.

2 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.