Plagosje me armë në Librazhd, autori grabit një makinë për tu arratisur

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Librazhd. Burime nga policia bëjnë me dije se ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes së 22-vjeçarit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit Pistoletë tip “Zantava” me 3 fishekë, si dhe automjeti i vjedhur.

Arma e sekuestruar

Ngjarja është regjistruar  rreth orës 01:30,  në  një lokal  në fshatin Karkavec,  Prrenjas,  ku shtetasi Afrim Radiçi, 29 vjeç, pas një konflikti të çastit  për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Xh.P., 23 vjeç, banues në Karkavec,  i cili është transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi Afrim Radiçi  në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes  ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka  ndaluar  mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit  të shpejtë  të Policisë Librazhd  dhe mirëorganizimit  të punës u bë  e mundur që rreth 60 kilometra  nga vendi i ngjarjes , në fshatin Dorëz , të kapej shtetasi Afrim Radiçi,  autori i dyshuar i dy ngjarjeve, plagosjes me armë të 22- vjeçarit si dhe të rrëmbimit të automjetit nën kërcënimin e armës.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e krimit si dhe automjeti tip “Golf”. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarje.

28 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.