Atentat me armë zjarri në Paskuqan, plagoset 55-vjeçari (EMRI)

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Paskuqanit.

Mësohet se objektivi i të shtënave ka qenë 55-vjeçari Urim Vata, i cili ka mbetur i plagosur në vendngjarje.

Disa prej plumbave e kanë kapur 55-vjeçarin në këmbë, ndaj ai është dërguar me urgjencë në QSUT.

Vata ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.

26 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.