Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Katastrofë! Reali i turpshëm, me galaktikët “tallet” edhe Eibari

As Santiago Solari nuk e nxjerr në dritë Realin e Madridit. Skuadra kampione e Europës u turpërua keq nga Eibari në "Estadio Municipal de Ipurua", duke u moshtur 3-0 dhe humbur një mundësi tjetër për t?iu afruar kreut, aq më tepër që Barcelona kishte përballje direkte me Atleticon.

Escalante në pjesën e parë dhe Enrich e Kike në franksionit e dytë e detyruan Tibaut Courtois ta nxirrte plot tri herë topin nga rrjeta, ndërsa treshja e sulmit madrilen Benzema-Bale-Asensio, e më vonë edhe Vinicius, ishin të paaftë për të shënuar në portën e mbrojtur nga Riesgo.

Mbrojtja e Realit të Madridit lë vërtet për të dëshiruar në këtë sezon. 19 gola në 13 javë (thuajse 1.5 gola për ndeshje) janë shumë për një skuadër që pretendon titullin kampion. Me keq se Reali në fazën mbrojtëse kanë bërë shumë pak skuadra në La Liga, aq sa mund të numërohen me gishtat e njërës dorë.

24 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore