I vëllai iu vra nga banda e Aldo Bares, Saimir Taullau plagoset në Lushnjë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Lushnjë.

Në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit Saimir Taullau, 47 vjeç, banues në Lushnjë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi Taullau,  i cili ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si edhe identifikimin e autorëve.

Në hyrje daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau është ekzekutuar me armë zjarri. Atentati ndaj tij vjen 13 vite pas vrasjes së të vëllait dhe dyshohet se shkak janë konfliktet e vjetra dhe prishjet e pazareve të drogës. Baki Taullau u vra nga banda e Aldo Bares.

Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares dhe ka akuzuar pjesëtarët e kësaj bande për vrasjen e vitit 2005.

24 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.