Një protestë për ata që janë jashtë dyerve! (FOTO)

Një nga pjesët teatrale më të rëndësishme të periudhës gjermane të pasluftës, ku ushtari Beckman, humbet nëpër rrënojat e Hamburgut dhe ulërin së brendshmi protestën e tij kundër luftës dhe çdo forme tiranie.

Duke menduar se do i kthehej një jete normale pas luftës, protagonisti zhgënjehet duke u përballur me një indiferentizëm shoqëror, me intriga dhe dyer të mbyllura.

Me autor Wofgang Borchert, dhe me regji të lituanezit Mantas Janciauskas, kjo vepër vjen nën interpretimin e artistëve Endri Cela Met Xhelili, Romir Zalla, Dasara Xhangolli, Adriana Tolka Mateo Dervishaj Algiona Aga Olgert Metaj Klejdi Metaj Julian Hurdha Kleivert Ibrahimllari Anxhelo Shkreli Paolo Kadillari Denardo Neziri.

Një vepër e madhe, një protestë për ata që ndihen jashtë dyerve, një emocion tronditës dhe një revoltë e thellë ndaj shpërfilljes. “Jashtë derës” ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental në datat 22-23-24-25 Nëntor ora 19:00.

20 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.