Ndahet nga e dashura, plagos me thikë babë e bijë gjatë debatit

Ka pasur mosmarrëveshje me të dashurën pas ndarjes dhe në shenjë hakmarrjeje ka shkuar në shtëpinë e saj për t’u sqaruar, por gjatë debatit ka plagosur me thikë të renë dhe babain e saj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirimi” dhe policia njofton se bëhet fjalë për motive të dobëta.

Gazeta “Shqip online” mëson se Fatjon Toska, 32 vjeç, ka qëlluar me mjet të mprehtë shtetasen R.D, 23 vjeçe dhe G.D, 53 vjeç, babë e bij, të dy banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Mësohet  se të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën. Menjëherë pas ngjarjes policia nisi punën për zbardhjen e rrethanave të krimit të dyfishtë dhe identifikimin e autorit.

Disa minuta më vonë, u njoftua se kishte rënë në pranga shtetasi  Fatjon Toska, 32 vjeç, banues në lagjen “Barrikada”, Berat. Materialet  u referuan në Prokurorinë Berat, për veprën penale, “Plagosja e lehtë me dashje”.

19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.