Si e fshehu vilën luksoze gjyqtari “gjysmëmilion euro”, ja skema (FOTO)

Artan Zeneli është një nga gjyqtarët, i përshirë në listën e Top Story, të rangut të gjyqtarëve, të cilët kanë vendosur pasuri marramendëse përgjatë karrierës së tyre. Dhe jo vetëm kaq, por janë munduar që ta fshehin atë para organeve të Vettingut. Artan Zeneli, arrin të akumulojë 500 mijë euro pasuri në 10 vite, një pasuri që ka shumë pikëpyetje në mënyrën se si është vendosur, veçanërisht vila e tij në rezidencën “Kodra e Diellit”.

Gjyqtari Artan Zeneli ka gënjyer organet e Vettingut mbi mënyrën e blerjes së vilës, me vlerë 196 mijë euro. Fillimisht, ai deklaron se e ka blerë përmes një kredie dhe rrogës së tij, si dhe ka kryer likuidimin total të saj. Por, më pas rezulton se miku i Zenelit, njëherësh ortak me ndërtuesin ka paguar 150 mijë euro për llogari të gjyqtarit. Në këtë mënyrë, gjyqtari fsheh para Vettingut borxhin prej 150 mijë eurosh, të cilin më pas e ka paguar përmes një kredie.

Megjithëse Zeneli kishte paguar fillimisht 46 mijë euro nga të ardhurat si avokat, ai mashtron për kredinë prej 150 mijë eurosh, të cilën e ka marrë shumë kohë më vonë nga lidhja e kontratës, në emër të bashkëshortes së tij, Valbona Zeneli. Kjo e fundit punonte ndërkohë edhe si drejtoreshë e burimeve njerëzore në bankën ku ishte lëvruar shuma prej 150 mijë euro.

Për mënyrën sesi është vendosur kjo pasuri, shumë qytetarë shprehen të irrituar ndaj kësaj kategorie gjyqtarësh.

“Një pasuri kaq e madhe që kanë vënë ata nuk mund të sigurohet vetëm me të ardhurat e rrogave. Kemi paguar me miliona dhe me euro sepse nuk të kryhet asnjë punë. Lekët ata i kanë vendosur vetëm përmes xhepave të popullit”, thekson një e moshuar.

TOP STORY/Skema e fshehjes së vilës nga gjyqtari Artan Zeneli

EMISIONI I PLOTË NË YOUTUBEhttps://www.youtube.com/watch?v=vB2yg6Vrkvw&feature=youtu.beTOP STORY/Skema e fshehjes së vilës nga gjyqtari Artan Zeneli Artan Zeneli është një nga gjyqtarët, i përshirë në listën e Top Story, të rangut të gjyqtarëve, të cilët kanë vendosur pasuri marramendëse përgjatë karrierës së tyre. Dhe jo vetëm kaq, por janë munduar që ta fshehin atë para organeve të Vettingut. Artan Zeneli, arrin të akumulojë 500 mijë euro pasuri në 10 vite, një pasuri që ka shumë pikëpyetje në mënyrën se si është vendosur, veçanërisht vila e tij në rezidencën “Kodra e Diellit”. Gjyqtari Artan Zeneli ka gënjyer organet e Vettingut mbi mënyrën e blerjes së vilës, me vlerë 196 mijë euro. Fillimisht, ai deklaron se e ka blerë përmes një kredie dhe rrogës së tij, si dhe ka kryer likuidimin total të saj. Por, më pas rezulton se miku i Zenelit, njëherësh ortak me ndërtuesin ka paguar 150 mijë euro për llogari të gjyqtarit. Në këtë mënyrë, gjyqtari fsheh para Vettingut borxhin prej 150 mijë eurosh, të cilin më pas e ka paguar përmes një kredie. Megjithëse Zeneli kishte paguar fillimisht 46 mijë euro nga të ardhurat si avokat, ai mashtron për kredinë prej 150 mijë eurosh, të cilën e ka marrë shumë kohë më vonë nga lidhja e kontratës, në emër të bashkëshortes së tij, Valbona Zeneli. Kjo e fundit punonte ndërkohë edhe si drejtoreshë e burimeve njerëzore në bankën ku ishte lëvruar shuma prej 150 mijë euro. Për mënyrën sesi është vendosur kjo pasuri, shumë qytetarë shprehen të irrituar ndaj kësaj kategorie gjyqtarësh."Një pasuri kaq e madhe që kanë vënë ata nuk mund të sigurohet vetëm me të ardhurat e rrogave. Kemi paguar me miliona dhe me euro sepse nuk të kryhet asnjë punë. Lekët ata i kanë vendosur vetëm përmes xhepave të popullit", thekson një e moshuar."Nuk mund ta imagjinoj, unë kam punuar me librezë pune mbi 47 vjet dhe kur vjen puna një apartament kam. Ndërsa një gjyqtar del me prona, del me toka, del me makina të shtrenjta, me disa apartamente. Me çfarë i ka vënë, vetëm me rrogën nuk mund të vendoset", shprehet një qytetar. "Po nuk u pa me lentë se sa janë të ardhurat dhe sa janë shpenzimet dhe a të kanë tepruar për të bërë vilë apo jo. Nuk mund të vazhdohet më tutje. Dhe ky bilanc është tërësisht në favor të maskarenjve", thotë një tjetër.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mercredi 14 novembre 2018

“Nuk mund ta imagjinoj, unë kam punuar me librezë pune mbi 47 vjet dhe kur vjen puna një apartament kam. Ndërsa një gjyqtar del me prona, del me toka, del me makina të shtrenjta, me disa apartamente. Me çfarë i ka vënë, vetëm me rrogën nuk mund të vendoset”, shprehet një qytetar.

“Po nuk u pa me lente se sa janë të ardhurat dhe sa janë shpenzimet dhe a të kanë tepruar për të bërë vilë apo jo. Nuk mund të vazhdohet më tutje. Dhe ky bilanc është tërësisht në favor të maskarenjve”, thotë një tjetër.

14 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.