Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Solari në gjurmët e Zidan, merr zyrtarisht votëbesimin e Perez

Santiago Solari po ecën në gjurmët e Zinedine Zidane, pasi mori drejtimin e Realit të Madridit para pak ditësh, për të zëvendësuar Julen Lopeteguin e shkarkuar, me synimin për të nxjerrë skuadrën nga kriza e rezultateve.

Mjaftuan katër ndeshjet e para, të katërta të fituara nga Reali i Madridit, që presidenti Florentino Perez të bindej për aftësitë e argjentinasit dhe t’i besonte pikërisht atij drejtimin e klubit, jo vetëm për këtë sezon, por deri në vitin 2021.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi madrilen nëpërmjet një komunikate zyrtare për median, ku njofton se Këshilli Administrues i Realit të Madridit ka vendosur t’i besojë drejtimin Santiago Solarit dhe të nënshkruajë me të një kontratë deri në qershor të vitit 2021.

Argjentinasi 42-vjeçar ka luajtur për 5 sezone me madrilenët, në periudhën 2000-2005, për t’u transferuar më pas te Interi, ndërsa si trajner ka drejtuar skuadrën e të rinjve të Realit, pro edhe Real Madrid B, deri para se të merrte drejtimin e kampionëve në fuqi të Europës.

Pikërisht Realin e Madridit B ka qenë duke drejtuar edhe Zinedine ZIdane, para se t’i ofrohej të zëvendësonte Rafa Benitezin në skuadrën e parë, ndërsa më pas, nën drejtimin e francezit, madrilenët ngritën 3 herë radhazi Ligën e Kampionëve.

13 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore