Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“The Sun”: Ish-ushtarët shqiptarë janë pjesë e bandave kriminale në Spanjë

Mafia shqiptare e ka shtrirë ndikimin e saj në të gjithë Evropën dhe kontrollon disa prej linjave kryesore të trafikut të kokainës dhe heroinës. Kësaj teze i kanë mëshuar gjithmonë mediat prestigjoze të vendeve të BE-së që shkruajnë për veprimtarinë kriminale të bansave shqiptare.

Ndërkohë sot tabloidi britanik “The Sun” raporton për krimin në rritje në Spanjë, aty ku thuhet se shqiptarët kanë nisur të zgjerojnë territoret e tyre në trafikun e drogës dhe po veprojnë dhunshëm.

“Ish-ushtarët shqiptarë janë pjesë e bandave kriminale në Spanjë”. Është ky titulli i bujshëm në artikullin e “The Sun”, ku thuhet se shumë banorë në Spanjë kanë frikë për jetën e tyre për shkak të valës së dhunës dhe vrasjeve që po përhapen në zonat turistike, si në Benidorm, Malaga, Marbella dhe Estepona.

“Ekspertët besojnë se bandat e reja nga 13 vende të ndryshme, duke përfshirë kartelet e drogës kolumbiane, ish-ushtarët nga Shqipëria dhe degët e mafies ruse – janë përgjegjës për gjakderdhjen”, shkruan media britanike.

Ndërkohë sipas policisë kriminelët fshihen lehtësisht në zonat e Kosta del Sol. Ignacio Carrasco, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së Gardës Civile në Malaga tha se “jemi në kushtet ku situata po përkeqësohet.

“Bandat po përdorin bomba”, deklaroi Carrasco, teksa mësohet se mbi 100 grupe të krimit të organizuar ushtrojnë veprimtarinë e tyre në dy qytete të mëdha të Spanjës, Barcelonë dhe Malaga, e këtu padyshim që hyjnë edhe “skifterët” dhe trafikantët shqiptarë.

[caption id="attachment_645842" align="aligncenter" width="620"] Sokol Feka[/caption]

Kujtojmë se më 29 janar 2015 Garda Civile në Spanjë rrëzoi një helikopter që transportonte drogë nga Maroku dhe piloti ishte majori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Sokol Feka.

Ky major ishte në detyrë në strukturat e Forcat e Armatosura prej 18 vjetësh dhe gradën e kishte marrë në vitin 2009, ndërsa cilësohej si një ndër pilotët më të besuar të Forcave tona të armatosura.

Ndërkohë, shifrat e Ministrisë së Brendshme spanjolle tregojnë se në vitin 2016 kishte 440 grupe të regjistruara të krimit të organizuar në mbarë vendin..

08 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore