
Autostrada Tiranë-Durrës do bëhet me pagesë. Pagesa nga 2-5 euro
Edhe pse Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar ta bëjë publike ofertën për koncesionin e rrugës Tiranë-Durrës, Top Channel ka arritur të sigurojë disa nga detajet më të rëndësishme të saj.
Burime konfidenciale thonë se ofertuesi është një grup i madh indian me disa koncesione autostradash në Azi, por që në Shqipëri është i përfaqësuar nga dy kompani lokale, Albstar, e cila po ndërton stadiumin Arena kombëtare si dhe kompania Trema Inxhiniering.
Por si do të preken qytetarët nga dhënia me koncesion e kësaj rrugë? Studimi i fizibilitetit, që edhe ky nuk është bërë publik nga qeveria, parashikon dy tarifa. Për automjetet e vogla do të paguhet 2 euro për çdo kalim, ndërsa për automjetet e mëdha tarifa do të jetë 5 euro.
Projekti për dhënien me koncesion të rrugës Tiranë-Durrës parashikon që kompania private të zgjerojë me dy korsi të tjera rrugën kryesore si dhe do të sigurojë rrugë alternativë kalimi pa pagesë. Bëhet fjalë për rrugën e vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa, e cila do të rikonstruktohet po nga kompania private.
Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka vënë si vlerë tavan për këtë koncesion shifrën 49.1 miliardë lekë ose rreth 380 milionë euro. Dhënia me koncesion e rrugës Tiranë-Durrës është ende në fazë projekti. Qeveria ka pranuar zyrtarisht se ka marrë një ofertë të pakërkuar, por Ministria e Infrastrukturës deklaroi se kjo ofertë është në fazë shqyrtimi dhe nuk është vendosur ende nëse do të pranohet ose jo.
Ndaj edhe shifrat si ajo e ndërtimit të rrugës, si tarifa e kalimit, janë ende jo zyrtare dhe do të përcaktohen përfundimisht vetëm nëse ministria e Transporteve vendos ta pranojë ofertën e koncesionit.
2 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

38 emra që ikin nga PS/ Nga Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Sadri Abazi e...
Historia e plotë >
Zyrtare! Publikohet lista e plotë me kandidatët e PS-së për zgjedhjet e ...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >