Inskenohet vrasja e Arjan Ferracakut dhe Fatbardh Licit në Shkodër (VIDEO)

Emisioni “Top Story” në TCH përmes inskenimeve dhe improvizimeve në terren, solli në vëmendje ngjarjen e dates 10 Gusht të vitit 2018, ku Fatbardh Lici mbeti i vrarë teksa pinte kafe në një local në algjen Kiras, prej 6 plumbave në drejtim të tij.

Fatbardh Lici ishte kunat i Lulëzim Kullës, ku ky i fundit i shpëtoi atentatit me tritol në 13 Janar. Dyshimet ishin përforcuar edhe më tej, se mes familjes Bajri dhe Lici kishte nisur lufta.

Edhe pse hetuesit u treguan të kujdesshëm për të mos dalë në konkluzione të pavërteta, fisi Bajri lakohej për këto ngjarje kriminale. Ndërkohë, dëshmitë e të afërmve të Licit nuk ndihmuan për të mbështetur dyshimet e hetuesve, se sulmi po vinte nga Bajrat.





Fatbardh Lici ishte i skeduar në Policinë e Shtetit, për dyshimet e një vrasjeje në pritë, në vitin 2011, të Astrit Kurmemaj, edhe ky gjithashtu i dënuar për vrasje. Por kjo pistë u rrëzua, pasi familjarë të Kurmemaj u panë në funeralin e Licit.

Top Story/ Ja si u ekzekutua Fatbardh Lici, duke pirë kafe në Shkodër

EMISIONIN E PLOTË MUND TA NDIQNI NË YOUTUBEhttps://www.youtube.com/watch?v=l5QICweeaTsTop Story/ Ja si u ekzekutua Fatbardh Lici, duke pirë kafe në ShkodërTop Story përmes inskenimeve dhe improvizimeve në terren, solli në vëmendje dhe ngjarjen ku me 10 Gusht të vitit 2018, Fatbardh Lici mbeti i vrarë si pasojë e 6 plumbave të drejtuar drejt tij. Fatbardh Lici ishte kunat i Lulëzim Kullës, ku ky i fundit i shpëtoi atentatit me tritol në 13 Janar. Dyshimet ishin përforcuar edhe më tej, se mes familjes Bajri dhe Lici kishte nisur lufta.Edhe pse hetuesit u treguan të kujdesshëm për të mos dalë në konkluzione të pavërteta, fisi Bajri lakohej për këto ngjarje kriminale. Ndërkohë, dëshmitë e të afërmve të Licit nuk ndihmuan për të mbështetur dyshimet e hetuesve, se sulmi po vinte nga Bajrat. Fatbardh Lici ishte i skeduar në Policinë e Shtetit, për dyshimet e një vrasjeje në pritë, në vitin 2011, të Astrit Kurmemaj, edhe ky gjithashtu i dënuar për vrasje. Por kjo pistë u rrëzua, pasi familjarë të Kurmemaj u panë në funeralin e Licit.Vrasja e Fatbardh Licit, u hetua si pjesë e zinxhirit të vrasjeve që ndodhën në Shkodër gjatë këtyre muajve të 2018-ës. Gjithçka që policia mund të bënte ishte të ndiqte gjurmët dhe të studionte krimet në zinxhir për të ngritur pista drejt së vërtetës që nuk u gjet kurrë.Pjesëtarë të familjes Bajri kishin qenë në vëzhgim prej të paktën gjashtë muajsh. Madje, ata mbikqyreshin me dronë në lagjen e tyre.Por, provat që t’i implikonin Bajrat në krimet me Licët, mungonin. Edhe pse policia mbante nën vëzhgim persona të konsideruar të rrezikshëm, do të vijonin të ndodhnin të tjera ngjarje.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mercredi 31 octobre 2018

Vrasja e Fatbardh Licit, u hetua si pjesë e zinxhirit të vrasjeve që ndodhën në Shkodër gjatë këtyre muajve të 2018-ës. Gjithçka që policia mund të bënte ishte të ndiqte gjurmët dhe të studionte krimet në zinxhir për të ngritur pista drejt së vërtetës që nuk u gjet kurrë.

Pjesëtarë të familjes Bajri kishin qenë në vëzhgim prej të paktën gjashtë muajsh. Madje, ata mbikëqyreshin me dronë në lagjen e tyre.

Por, provat që t’i implikonin Bajrat në krimet me Licët, mungonin. Edhe pse policia mbante nën vëzhgim persona të konsideruar të rrezikshëm, do të vijonin të ndodhnin të tjera ngjarje.

Një tjetër vrasje e ndodhur në orën 13:50 e datës 1 Shtator 2018, ishte ajo e biznesmenit 31 – vjeçar Arjan Ferracaku, edhe kjo ngjarje e improvizuar nga Top Story.

Arjan Ferracaku, po kalëronte i shoqëruar nga disa miq të tij, mes të cilëve edhe Astmer Bilali, pjesë e grupit Bajri. Tre persona të armatosur, po i prisnin ata të fshehur pas shkurreve. Papritur në drejtim të Ferracakut qëllohet me breshëri. Pas disa metrash, ai rrëzohet i vdekur, po ashtu, edhe kali i tij merr disa plumba. Autorët afrohen pranë trupit të pajetë, dhe për të qënë të sigurtë në këtë vrasje, e qëllojnë sërish në kokë dhe në gjoks.

Shumë shpejt u ngrit si pistë ajo e gjobëvënies, aktivitet që ushtrohet gjerësisht nga grupet kriminale në Shkodër. Për këtë pistë u kryen verifikime por, si gjithmonë, provat mungonin.

Top Story/ Vrasja e Ferracakut, ja si ndodhi ekzekutimi teksa po kryente hipizëm

EMISIONIN E PLOTË MUND TA NDIQNI NË YOUTUBEhttps://www.youtube.com/watch?v=l5QICweeaTsTop Story/ Vrasja e Ferracakut, ja si ndodhi ekzekutimi teksa po kryente hipizëmNjë tjetër vrasje e ndodhur në orën 13:50 e datës 1 Shtator 2018, ishte ajo e bizesmenit 31 – vjeçar Arjan Ferracaku, edhe kjo ngjarje e improvizuar nga Top Story.Arjan Ferracaku, po kalëronte i shoqëruar nga disa miq të tij, mes të cilëve edhe Astmer Bilali, pjesë e grupit Bajri. Tre persona të armatosur, po i prisnin ata të fshehur pas shkurreve. Papritur në drejtim të Ferracakut qëllohet me breshëri. Pas disa metrash, ai rrëzohet i vdekur, po ashtu, edhe kali i tij merr disa plumba. Autorët afrohen pranë trupit të pajetë, dhe për të qënë të sigurtë në këtë vrasje, e qëllojnë sërish në kokë dhe në gjoks.Shumë shpejt u ngrit si pistë ajo e gjobëvënies, aktivitet që ushtrohet gjerësisht nga grupet kriminale në Shkodër. Për këtë pistë u kryen verifikime por, si gjithmonë, provat mungonin.Mes 30 personave të shoqëruar në polici për këtë vrasje, ishin pjesëtarë të familjes Lici. Sipas informacioneve, Ferracakut i ishte marrë një mjet i blinduar në vitin 2015, nga një grup në qytet dhe nuk i ishte kthyr më, ngjarje për të cilën nuk ka pasur as denoncim. Po ashtu, është përfolur më parë për vendosje gjobash, por, sërish denoncimet mungojnë.Kur pista e gjobëvënies dhe ajo e përfshirjes në veprimtari të jashtëligjshme u zbehën, hetuesit ngritën një të re. Arjan Ferracaku dyshohet se u vra gabimisht, pasi objektiv ishte miku që e shoqëronte gjatë kalërimit, Astmer Bilali. Ai është një ish-kampion boksi, ndërsa sot është i arrestuar bashkë me 10 pjesëtarët e tjerë të grupit “Bajri”.Por, Top Story ngrin dyshime dhe pyetjet se nëse objektivi ishte Astmer Bilali, pse autorët e vrasjes së Ferracakut, u afruan dhe e goditën nga afër me plumb në kokë dhe në gjoks pavarësisht se ai nuk ishte objektivi i tyre?Bilali dhe personat e tjerë që e shoqëronin viktimën kanë deklaruar se nuk kanë arritur t’i njohin ekzekutorët. Madje, njëri prej dëshmitarëve, nuk është parë më në Shkodër dhe mendohet se është larguar jashtë shtetit për të qenë i sigurt.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mercredi 31 octobre 2018

Mes 30 personave të shoqëruar në polici për këtë vrasje, ishin pjesëtarë të familjes Lici. Sipas informacioneve, Ferracakut i ishte marrë një mjet i blinduar në vitin 2015, nga një grup në qytet dhe nuk i ishte kthyer më, ngjarje për të cilën nuk ka pasur as denoncim. Po ashtu, është përfolur më parë për vendosje gjobash, por, sërish denoncimet mungojnë.

Kur pista e gjobëvënies dhe ajo e përfshirjes në veprimtari të jashtëligjshme u zbehën, hetuesit ngritën një të re. Arjan Ferracaku dyshohet se u vra gabimisht, pasi objektiv ishte miku që e shoqëronte gjatë kalërimit, Astmer Bilali. Ai është një ish-kampion boksi, ndërsa sot është i arrestuar bashkë me 10 pjesëtarët e tjerë të grupit “Bajri”.

Por, Top Story ngrin dyshime dhe pyetjet se nëse objektivi ishte Astmer Bilali, pse autorët e vrasjes së Ferracakut, u afruan dhe e goditën nga afër me plumb në kokë dhe në gjoks pavarësisht se ai nuk ishte objektivi i tyre?

Bilali dhe personat e tjerë që e shoqëronin viktimën kanë deklaruar se nuk kanë arritur t’i njohin ekzekutorët. Madje, njëri prej dëshmitarëve, nuk është parë më në Shkodër dhe mendohet se është larguar jashtë shtetit për të qenë i sigurt.

31 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)





Comments are closed.