Plagoset me armë zjarri 50-vjeçari, policia kreh zonën

Një 50-vjeçar është plagosur me armë zjarrin mbrëmjen e kësaj të enjte. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta  shtetasi E. B., 50 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes kriminale.

Ndërkaq, po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit.

25 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.