“Lufta për Ujmanin” – Liqeni që mund të ndez konfliktin e ri mes Kosovës dhe Serbisë – Top Story

Për herë të parë, Top Story u infiltrua në “shtetin” ilegal në Veri të Kosovës, duke përcjellë pamje të patransmetuara ndonjëherë.

Liqeni i Ujmanit, i cili ka vlerë jetike për Kosovën, por që ndahet me Serbinë mund të ndez një konflikt të ri mes dy shteteve. Vetëm 8 orë mund të punojë Korporata Energjetike e Kosovës pa ujin që merr nga Ujmani. Në rast të ndërprerjes së ujit, i cili shërben për sistemet e ftohjes dhe avullimit në termocentralet elektrike, Kosova përballet direkt me kolaps energjetik.

Zubin Potoku, një komunë me popullsi serbe, është njëra nga zonat ku ekipi i Top Story dokumentoi me pamje filmike, mungesën e sigurisë, dhe institucioneve. Kjo komunë shtrihet tërësisht në territorin e Republikës së Kosovës, megjithatë shteti i Kosovës këtu duket i pafuqishëm, pasi që në hyrje të saj shihen makina pa targa, dyqane që nuk lëshojnë asnjë kupon tatimor, flamuj serbë…bëhet një jetë thuajse ilegale, pa asnjë kontroll institucional.

Top Story përcolli me imazhe edhe minerën e çmuar të Trepçës, e cila edhe kjo është e ndarë mes Serbisë dhe Kosovës. Pjesë e dokumentarit ishte edhe Lugina e Preshevës, bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve si dhe diskriminimi që Beogradi zyrtar i bën shqiptarëve.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.