Babai në Maliq dhunon vajzën, 16 vjeçarja e plagos me mjet të mprehtë

Një sherr i paprecedentë është shënuar në një familje në Maliq, ku kryefamiljari është konfliktuar me vajzën e tij 16 vjeçe dhe e ka keqtrajtuar atë, ndërsa adoleshentja i është kundërpërgjigjur babait duke e plagosur me mjet të mprehtë.

“Në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.C., e ka keqtrajtuar vajzën e tij, e cila më pas e ka goditur këtë të fundit, me një mjet të mprehtë në parakrah. Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar, ndërsa shtetasja K.C., u pajis me urdhër-mbrojtje”, njofton policia.

Ndaj të dyve ka nisur procedim penal nga Blutë e Korçës.



“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: A.C., 54 vjeç, si edhe ndaj vajzës së tij shtetases K.C., 16 vjeçe, të dy banues në Maliq”, sqaron policia.

24 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.