Sulmohet George Soros, gjendet bombë në shtëpinë e tij në Nju Jork

Policia amerikane thotë se ata kanë shkatërruar në mënyrë të sigurt një bombë të gjetur në shtëpinë e biznesmenit miliarder George Soros në Nju Jork.

Pakoja-bombë u zbulua në një kuti postare nga një punonjës i Soros, i cili alarmoi autoritetet para se ta zhvendoste atë në një zonë të pyllëzuar, thotë policia.

Vetë miliarderi nuk ndoshej në shtëpinë e tij në qytetin e Bedford në Uestchester County në kohën e incidentit, sipas raporteve.

“Një punonjës i rezidencës hapi paketën, duke zbuluar atë që duket të ishte një mjet shpërthyes”, tha një zyrtar i Departamentit të Policisë NYT.

Zyrtarët thonë se policia mori një telefonatë për një pako të dyshimtë në orën 15:45.

Incidenti është duke u hetuar nga FBI.  Soros është bërë një objektiv i shpeshtë për kritikat nga grupet e krahut të djathtë për shkak të mbështetjes së tij për kauzat liberale dhe demokratët.

23 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.