“T’i merret toka, kush e lë djerrë”, 2 projektligje nga Braçe për pronësinë

Kryetari i Komisionit parlamentar të ekonomisë Erjon Braçe ka propozuar dy projektligje, që sipas tij do të zgjidhin problematiken e pronësisë mbi token, për të gjithë ata që kanë përfituar me fondin e ish-ndërmarrjeve bujqësore.

Erjon Braçe ka propozuar dy projekt ligje që synojnë rregullimin e problematikës së marrjes së pronësisë mbi tokën të familjeve që kanë përfituar nga fondet e ish-ndërmarrjeve bujqësore.

“Ligji vendos si afat kohor kur personi është vendosur në territor gushtin e vitit 1991. Ka ndodhur që njerëzit janë zhvendosur para kësaj periudhe, por për shkak të trazirave pasaportizimi ka ndodhur pas gushtit të 1991-shit”, shprehet ai. Prej 1991 e këtej e kanë tokën thjesht në përdorim dhe ligji aktual ju kufizon atyre mundësinë e marrjes së një certifikate pronësie. Ne ju njohim të drejtën që të provojnë faktikisht vendosjen në këto territore para gushtit të 1991″, tha Braçe.

Braçe thotë se mjaft familje që janë shpërngulur në fillim të viteve 1990 nuk mund të marrin dot hipotekën pasi nuk kanë qenë të regjistruar si banues të fshatit, ndërkohë që ata faktikisht kanë marrë tokë në dorëzim.

Subjektet duhet të provojnë gjithashtu që nuk kanë marrë tokë tjetër në zonën ku banonin më parë. Po ashtu Braçe propozon që t’i hiqet heqja e të drejtës për të marrë hipotekës për subjektet që e kanë marrë tokën në përdorim nga ish-ndërmarrjet bujqësore dhe më pas janë shpërngulur nga vendbanimi duke e lënë atë djerrë.

“E kanë marrë në përdorim, por që se kanë përdorur më. E më pas ata janë larguar. Kjo tokë duhet t’i kthehet shtetit”, u shpreh ai.

Afati i ri që propozohen për regjistrimin e tokës të përfituar nga ish-ndërmarrjet bujqësore është qershori vitit të ardhshëm, ndërkohë Braçe thotë se për tokat e shpërndara pas vitit 1993 duhet një hetim i thellë.

21 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.