Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset i riu në lokal (EMRI)

Një person është plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë pas të shtënave me armë zjarri. Sipas burimeve policore ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole” dhe i plagosuri është identifikuar si Aleksandër Vasili, 26 vjeç.

Ai është qëlluar me pistoletë dhe ka marrë një plumb në këmbë. I riu është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal bar-loto në  lagjen “24 Maji” të qytetit.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar disa herë me armë dhe më pas janë larguar me një makinë tip “Jeep Cheroki”.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka vendosur një perimetër sigurie në zonë. Ndërkohë ka nisur hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.