Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Regjistrimi i portaleve, PD: AKEP të pezullojë urdhrin anti-ligjor

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka kërkuar nga AKEP që të pezullojë urdhrin për regjistrimin e portaleve online. Vokshi thekson se urdhri është antikushtetues dhe antiligjor.

“Urdhri i datës 15 Tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është:

në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike;

në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhri antikushtetues dhe antiligjor.

Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore, siç është liria e shprehjes dhe e medias përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama”, shkruan Vokshi në Facebook.

[gallery td_select_gallery_slide="slide" ids="637028,637029,637030"]

18 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore