Dorëheqja, Bushati falënderon Kotzias për bashkëpunimin

Në një lëvizje surprizë, Nikos Kotzias u dorëhoq sot nga posti i ministrit të Jashtëm të Greqisë, duke “braktisur” kryeministrin Aleksis Tsipras, në një moment kur presioni mbi të është shtuar nga aleati qeveritar Panos Kamenos për marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë.

E teksa pritet të shihet sesi largimi nga detyra i Kotzias do të ndikojë në marrëdhëniet me Shqipërinë, të cilat janë karakterizuar nga një klimë bashkëpunimi gjatë drejtimit të diplomacisë helene prej tij, për këtë vendim ka reaguar edhe Ditmir Bushati.

Kreu i diplomacisë shqiptare falënderon Kotzias për bashkëpunimin dhe ndryshimin e faqes në raportin midis dy shteteve.

“Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpunimi i vërtetë dhe një frymë kolegjialiteti. Faleminderit @NikosKotzias për përpjekjet tuaja në hapjen e përbashkët të një faqe të re të bashkëpunimit, besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis vendeve tona”, shkruan ministri i Jashtëm në Twitter.

17 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.