Amy Winehouse, turne muzikor në vitin 2019!

Amy Winehouse do të kthehet në skenë me anë të një hologrami për të zhvilluar një turn ë vitin 2019. Kjo gjë do të ndodhë pikërisht 7 vjet pas vdekjes tragjike të këngëtares nga alkooli në moshën 27-vjeçare. BASE Hologram do të mund që të krijojnë një pamje virtuale të yllit të muzikës dhe më pas ajo do të zhvillojë koncerte me këngët e saj.

Të ardhurat për turneun do të shkojnë drejt Fondacionit Amy Winehouse dhe lajmin e bëri të ditur babai i saj, që Mitch. Ai tha: -“Kjo është një ëndërr për ne. Për të parë punën e saj përsëri është diçka e veçantë që me të vërtetë nuk mund të përshkruhet  me fjalë.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)









Comments are closed.