Plagosja në Cërrik, publikohen pamjet e kapjes së autorëve

Arrestohet nga policia autori dhe bashkëpunëtori i plagosjes me armë zjarri të dy personave në Cerrik, ngjarje kjo e ndodhur një ditë më parë.

Sipas policisë, për kapjen e tyre u organizua një operacion ku u angazhuan 30 forca policie të Cerrikut dhe të Forcës së Posaçme Shqiponjat nga DVP Elbasan.

Në përfundim u bë e mundur kapja e Stilian (Bruno) Hyseni, 32 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Cërrikut , dhe Ilborjan Fezullahu, 28 vjeç, lindur e banues në qytetin e Cërrikut, i dënuar më parë.

Shtetasi Stilian (Bruno) Hyseni, në bashkëpunim me Ilborjan Fezullahu, në lagjen nr.1 Cërrik në dyqanin (berberhane) të shtetasit A.B, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin G.K, si dhe kanë dëmtuar fizikisht me sende të forta edhe shtetasin J.R., banues në Cërrik, për të cilin fillimisht u raportua nga spitali si i plagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar në cilësin e provës materiale dy gëzhoja pistolete.

Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasi i shoqëruar mbrëmjen e djeshme, drejtuesi i mjetit shtetasi A.Zh është lënë i lirë pasi rezultoi se nuk është i implikuar në ngjarjen e ndodhur .

Shtetasit e arrestuar pas ngjarjes janë larguar në këmbë dhe jo me mjetin që qarkullonin para se të ndodhte ngjarja.

Cërrik, ElbasanZbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Cërrikut.Policia brenda pak orëve kap autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri.Policia kap edhe bashkëpuntorin e autorit të dyshuar.Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën në ndjekje të tyre.Në operacion u angazhuan 30 forca policie të Cerrikut dhe të Forcës së Posaçme Shqiponjat nga DVP Elbasan.Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasëve: Stilian (Bruno) Hyseni , 32 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Cërrikut .-Ilborjan Fezullahu , 28 vjeç, lindur e banues në qytetin e Cërrikut, i dënuar më parë Shtetasi S. () H në bashkëpunim me I. F në lagjen nr.1 Cërrik në dyqanin (berberhane) të shtetasit A.B, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin G.K, si dhe kanë dëmtuar fizikisht me sende të forta edhe shtetasin J.R., banues në Cërrik , për të cilin fillimisht u raportua nga spitali si i plagosur me armë zjarri.Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar në cilësin e provës materiale dy gëzhoja pistolete.Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera , shtetasi i shoqëruar mbrëmjen e djeshme drejtuesi i mjetit shtetasi A.Zh është lënë i lirë pasi nga tërësia e veprimeve nuk është i implikuar në ngjarjen e ndodhur . Shtetasit e arrestuar pas ngjarjes janë larguar në këmbë dhe jo me mjetin që qarkullonin para se të ndodhte ngjarja.Nga ana e shërbimeve të Policisë po vijon puna për gjetien e armës së krimit.Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentative” si dhe Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, të parashikuar nga nenet 78 ,25 , 22 dhe 278/2,3 të Kodit Penal.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mardi 9 octobre 2018

9 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.