Plagosja në Cërrik, 30 policë ndjekin dhe i kapin në Durrës 2 autorët (EMRAT)

Autorët e plagosjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Kryqëzimin e Yllit” në Cërrik janë arrestuar pas disa orësh ndjekje nga policia.

Në ndihmë të efektivëve të Policisë së Cërrikut kanë ardhur edhe Policia e Elbasani, teksa ndjekia e Ilborjan Fejzullau, 28 vjeç dhe Bruno Hyseni, 32 vjeç ka zgjatur nga Cërriku deri në lagjen “Iliria” Plazh, në Durrës.

Operacioni për kapjen e tyre dy kunetërve ka vijuar gjithë natën dhe u angazhuan 30 forca policie. Ende nuk është gjetur arma me të cilën Hyseni, që është autori kryesor i plagosjes me armë zjarri, qëlloi mbi shtetasit G.K. dhe J.R.

09 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.