Plagosen dy persona në Cërrik, policia: Kishin konflikte të mëparshme

Dy persona me armë zjarri janë plagosur pasditen e kësaj të hëne në Cërrik. Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:00, në vendin e quajtur  “Kryqëzimi i Yllit” në Cërrik,  ku është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik,  si dhe është plagosur lehtë në dorë shtetasi J.R., 22 vjeç, banues në Cërrik, të cilët ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta të Policisë dhe grupit hetimor dyshohet se shtetasi B.H., së bashku me shtetasin I.F, po udhëtonin me një automjet tip Golf që drejtohej nga shtetasi Angjelo Zhelegu. Shtetasi B.H, ka parë shtetasin G.K me të cilin kishte një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta ka zbritur nga automjeti dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi J.R, shoku i shtetasit G.K, si dhe dy shokët e shtetasit B.H, shtetasit Angjelo Zhelegu dhe I.F. Në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi B.H , ka qëlluar me armë zjarri pistoletë  në drejtim të shtetasit G.K, i cili është plagosur në këmbë, si dhe është plagosur në dorë shoku i tij shtetasi J.R.

Policia ka kapur dhe shoqëruar në Komisariat  drejtuesin e mjetit  shtetasin Angjelo  Zhelegu i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe shokun e tij.

Forca të shumta të Policisë  të DVP Elbasan, janë vënë në ndjekje të autorit dhe bashkëpunëtorit tjetër  ku vijon ndjekja për  kapjen e tyre. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

8 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.