Rrëfimi i Malokut, Duma: Gënjeu se po kërcënohet shumë rëndë

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma pas rrëfimit në mediat të Xhisiela Malokut e cila tha se nuk është dhunuar nga djali i deputetit dhe se gjithçka e ka bërë për xhelozi, nuk është i vërtetë. Duma pretendon se vajza po mbron Rexhep Rrajan  prej frikës dhe se ajo po vret vete e po pranon të dënohet për dëshmi të rreme për të nxjerrë të pafajshëm dhunuesin. Duma aludon se Maloku nuk ka fuqi të mendojë sot për sa po rrezikon dhe kjo shpjegohet me vetëm një gjë, kërcënimi që i bëhet tani duhet të jetë edhe më i egër se vetë burgosja e saj.

Deklarata e plotë

“Vajza e dhunuar por vret veten, po pranon të dënohet për dëshmi të rreme, po lavdëron dhunuesin, po falënderon kërcënuesit dhe po pështyn mbi veten duke shkelur mbi plagët e veta, duke pranuar të banalizohet si një e sëmurë që vetëdigjet me cigare.

Shqiptarët ndërsa ndoqën vajzën e dhunuar që mbron dhunuesin, e mpirë e ngrirë agresive e egër ndaj kujtdo që do ta mbrojë; po bëhen dëshmitarët okularë që Shqipëria është tashmë e varur në litarin e pushtetit kriminal. Litari po shtrëngohet, kujtdo i është marrë frymë se si viktima mbron edhe me humbjen e lirisë së vet dhunuesin.

Sonte vajza e dhunuar por vret veten, po pranon të dënohet për dëshmi të rreme, po lavdëron dhunuesin, po falenderon kërcënuesit dhe po pështyn mbi veten duke shkelur mbi plagët e veta, duke pranuar të banalizohet si një e sëmurë që vetëdigjet me cigare.

Nuk ka fuqi të mendojë sot për sa po rrezikon dhe kjo shpjegohet me vetëm një gjë, kërcënimi që i bëhet tani duhet të jetë edhe më i egër se vetë burgosja e saj.

Kërcënimi duhet të jetë shumë i rëndë, mund të jetë marrje jete të motrës apo nënës, mund të jetë çdo gjë e rëndë që nuk na e kap imagjinata. Dhe jo nuk mund të jetë vetëm një blerje me para, këtë skenar mund ta kishin bërë më parë për heshtjen e saj. Kërcënimi duhet të jetë shumë më i rendë.

Xhiseila kapet lehtësisht në gënjeshtër nga gazetarët, dhe ajo sërish i gjuan vetes. Ajo mund të pranojë të duket e sëmurë, e ulët e gënjeshtërt madje dhe të dënohet me burg por vetëm një gjë nuk pranon, ti preket dhunuesi.

Pranon të jetë e tallur, ajo zor se gëlltitet dhe nxjerr vrerin e një njeriu në hall jo kur i preket dinjiteti i vet por kur i preket reputacioni i babait deputet të djalit dhunues.

Nuk tha asnjë çast, “vuajtjet e nënës sime prej meje”, nuk tha as “vuajtjet e motrës”, ajo bërtet për prekjen e deputetit.

 

 

 

Shqiptarët e kanë të qartë që ka shpërthyer si një vatër infeksioni, e vërteta therëse dhe ndoshta më e rrezikshme e qindra viteve histori.

Në pushtetin diktatorial të Hoxhës dhuna e përbindshme ka ndodhur për arsye histerie politike. Në pushtetit ramist viktima është varur në sheshin mediatik dhe po jep shoën se si njeriu pasi dhunohet mund të vetëgoditet për pendesën që preku mafien, ky shoë po bëhet me qëllim shembull që askush mos guxojë të prekë mafian në pushtet.

Ku janë të gjithë agjitpropët që çirreshin se kishin hallin e vajzës së dhunuar. A mendojnë të gjithë ata që janë prindër vetë, ndërsa ironizonin se po përdorej e dhunuara, që e çuan studio më studio, si trup i vdekur ta copëtonin korbat e pushtetit. Sot e nxorën me fytyrë nëpër ekrane ta poshtëronin. I bënë publikisht atë që i bënë nëpër hotele.

2 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.