Policia qëllon me armë 24-vjeçarin, dëshmia: Pas plagosjes më dhunuan

Një 24 vjeçar është plagosur nga policia pasi nuk ka pranuar të ndalojë kur kjo e fundit i ka bërë thirrje. Ngjarja është shënuar rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në zonën e njohur si “Shkolla e Bashkuar” në Tiranë.

Mësohet se policia ka plagosur 24-vjeçarin Sidion Tabaku  në këmbë dhe se ai aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e duhur.  Në orët në vijim pritet të dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen. Tabaku pretendon se është qëlluar dy herë në drejtim të tij.

‘Më qëlloi dy herë, një herë drejt dhe një herë në këmbë. Më pas ushtruan dhunë ndaj meje”, është pretendimi që ka dhënë i riu. 24-vjeçari ka qenë në semafor,  duke drejtuar një motor, por nuk i ishte bindur policisë. Kjo e fundit është vënë në ndjekje të tij, ndërsa thuhet se ka shtënë edhe me armë në drejtim të 24-vjeçarit, i cili ka marrë plumb në këmbë.

“Rreth orës 23:10- 23: 20 po shkoja në drejtim të spitalit … (spital privat) Futem tek rrugica dhe ishin dy postblloqe policie. Ata vijnë nga mbrapa.  Unë u tremba dhe i jap gaz motorit dhe ata qëlluan me armë, drejt meje. Vazhdoj të eci dhe ndjej një krismë të dytë.  Kur u rrëzova ata filluan të më qëllojnë”.

Kur e pyesin pse nuk ndaloi ai thotë: “U frikësova se po vinin me vrull.”

Ai tha se nuk e dinte që policia ishte vënë në ndjekje të tij. “Nuk e dija qe policia ne ndiqte mua.  Qëlluan me armë drejt meje. Pasi u rrezova kur me plagosen me kanë dhunuar me shkelma. Me lanë në rruge dhe u larguan”, tha i riu. Tabaku shihet me shenja dhune në trup dhe kokë, ndërkohë që është i shtruar në spital për plagosje.

2 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.