Duma: Xhisiela është marrë peng nga bandat e Fushë-Krujës

“Xhisiela Maloku është marrë peng nga bandat e Fushë-Krujës për të shpëtuar banditët me pushtet”.

Është kjo deklarata e deputetes demokrate Grida Duma, e cila në një dalje për mediat tha se të gjithë panë mbrëmë se si krimi në pushtet tregoi fuqinë e vet të egër, kur detyroi vajzën, viktimë të përdhunimit nga djali i një deputeti, të akuzonte dhe flijonte veten.

Ajo tha se gjithçka e bëri duke shfajësuar përdhunuesit dhe torturuesit me pushtet.

“Të gjithë u bëmë dëshmitarë sesa i pamëshirshëm është skenari i Edi Ramës për të sakrifikuar një vajzë të marrë peng nga bandat e tij, në mënyrë që t’u garantojë paprekshmëri këtyre banditëve që i sigurojnë pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë.

Gazetarët kurajozë pohuan mbrëmë një pjesë të së vërtetës: se Xhesila është peng. Por peng i kujt? I nxis gazetarët ta thonë të plotë të vërtetën – se Xhisiela është marrë peng nga banda e Rrahman Rrajës nën garanacinë e Edi Ramës; se plani mediatik për të shfaqur viktimën në mbrojtje të dhunuesve është bërë në zyrat e Edi Ramës në interes të bandës  më famëkeqe të Fushë Krujës, që ka në parlament përfaqësuesin e vet Rrahman Rraja”, u shpreh Grida Duma.

Ndër të tjera ajo tha se ky është i njëjti pushtet që i trajton shqiptarët si Xhisiela sa herë që ka zgjedhje.

“I godet, i kërcënon, i poshtëron dhe pastaj i sundon me kamxhikun e Rrahmanëve”, deklaroi në mbyllje Grida Duma.

2 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.