Vajza e dhunuar, Duma: Provë e pushtetit mafioz të Ramës

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, akuzoi sot mazhorancën se po sillet në mënyrë të poshtër më vajzën që denoncoi përdhunimin nga djali i deputetit të PS në Fushë-Krujë.

Duke akuzuar mazhorancën për përgjegjësi në fshehjen e këtij krimi, Duma thotë se propaganda e qeverisë ka arritur kulmin duke ja hedhur fajin viktimës dhe jo dhunuesit. “Propaganda shkon më tej, pas dhunimit e përdhunimit po përdoret si klloun për të dëshmuar që “tani është pajtuar me përdhunuesin e madje fajin e ka pasur ajo””,- tha Grida Duma.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD u shpreh se heshtja e këtij krimi është provë e veprimit të një pushti mafioz. “Përdhunimi dhe rrahja e vajzës nga Nikla është një provë e veprimit të  pushtetit mafioz. Në dhunimin e vajzës janë përfshirë, një djalë deputeti, efektivë policie dhe rangu më i lartë i politikës që sipas dëshmive fsheh dhe kërcënon të vërtetën”,- deklaroi Grida Duma.

Përfaqësuesja e PD akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama si personin që po pengon zbardhjen e ngjarjes dhe njeriun e interesuar që e vërtetat që implikon zyrtarët e PS të mos dalë. “Fshehja e kësaj dhune është e një implikimi të lartë;  shpjegohet vetëm me mbrojtjen e plotë të  kryeministrit. Pa bekimin e kryeministrit sot deputetët nën akuzë do të kishin dhënë dorëheqjen, do ishte arrestuar djali dhunues do ishte mbrojtur një viktimë”,- shprehet Grida Duma.

28 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.