
Me urdhër të Prokurorisë, policia ka ndaluar drejtorin e Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka.
Mësohet se drejtori Leka është arrestuar teksa ndodhej në punë në zyrat e hipotekës së Shkodrës.
Policia ka shkuar aty duke e prangosur drejtorin dhe duke e shoqëruar në komisariatin e policisë vendore. Ai akuzohet për korrupsion.
Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion policia dhe prokuroria e arrestojnë.
Bashkë me të, sipas burimeve, është arrestuar edhe shtetasja Frida Mirashi, punonjëse e Hipotekës së Shkodrës. Vetëm pak ditë më parë Prokuroria lëshoi urdhër ndalimi edhe për shtetasin Mirjam Bletaj, ish-jurist në hipotekën e Shkodrës gjatë viteve të fundit si dhe shtetasin Sokol Tirana që bashkë me shtetasin tjetër Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i merrnin një mijë euro shtetasit Ndoc Taraj, ky i fundit pronar i një objekti që ishte i gatshëm të paguante para për të nxjerrë në mënyrë të përshpejtuar certifikatën e pronësisë.
Gjykata e Shkodrës i la në "arrest me burg" ish-juristin Mirjam Bletaj dhe dy sekserët e dyshuar Sokol Tirana dhe Johan Zefi, ndërsa dha masën e sigurisë "arrest shtëpie" për shtetasin Ndoc Taraj.
Para këtyre arrestimeve në hipotekën e Shkodrës që përfundojnë me ndalimin e drejtorit Zamir Leka, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëroi se shumë shpejt do të niste goditja e rasteve korruptive në hipoteka duke filluar kështu nga Shkodra.
25 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Zbulohet pronari i BMW që “fluturoi” me 150 km/orë tek TVSH dhe desh i m...
Historia e plotë >
Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Jeni përgatitur për plazh nesër? Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Rritet frikshëm numri i infeksioneve me COVID në vend, 18 persona humbin jetën

“Virusi ka pësuar mutacion, është bërë më ngjitës”/ Apeli i fortë i drejtorit të spitalit Covid/2
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
