
Bllokohet fluturimi i avionit në Rinas, piloti kishte konsumuar alkool
Policia kufitare ka bllokuar fluturimin e një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool. Shtetasi E. L., është kapiteni dhe në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka kosumuar akoool në masë të madhe.
Policia Kufitare ka ndërhyrë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit.
Kapitenit, pas kërkesës së kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit dhe nga bërja e testit të alkoolit kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe 0,31mg/l testi i dytë.
Shtetasi E.L, u procedua penalisht në gjëndje të lirë dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt".
Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin (pilotin) me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë.
22 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Zbulohet pronari i BMW që “fluturoi” me 150 km/orë tek TVSH dhe desh i m...
Historia e plotë >
Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Çfarë po ndodh me punonjësit sezonalë në Greqi? Shtyhen afatet e punësimit

CNN:Covid 19, mund të jetë një sëmundje e zgjatur edhe për të rinjtë!

COVID-19/ Epidemiologu nxjerr studimin: Si mund të shmanget përkeqësimi i situatës në Shqipëri
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
