Abuzimi me tenderët në Shkodër, lirohen mjekët dhe infermierët

Janë lënë sot të lirë nga gjykata mjekët dhe infermierët e spitalit të Shkodrës që u arrestuan për ‘shpërdorim detyre’.  Pavarësisht se Gjykata e Shkalles së parë në Shkodër rivlerësoi masën e sigurisë, vendosi lirimin e tyre.

Pak ditë më parë u arrestuan për abuzime me tenderët e ilaçeve, ish-drejtori Përparim Çela, mjeku Luan Dragusha, infermieri Renato Kepi ndërsa janë në kërkim ish-drejtorja dhe mjekja Dhurata Uruçi dhe mjeku Edmir Smajli. Ndërkohë, 4 pjesëtarë të administratës së spitalit, Albana Mehmetaj, Karmen Kaçulini, Juliana Zhuri si Amanda Matlija, janë lënë në ‘arrest shtëpie’.

22 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)









Comments are closed.