Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Koka e Tavo thyejnë bojkotin; Deputetët e LSI në Kuvend, por jo për teatrin

Lëvizja Socialiste për Integrim u kujdes të njoftonte mediat në mënyrë jo zyrtare praninë në seancë plenare të dy deputetëve të saj Lefter Koka dhe Vangjel Tavo për arsye të rinovimit të mandatit, duke shmangur çdo interpretim se mungesa e tyre ne Vlorë kishte të bënte qëndrim ndryshe.

Të njëjtën arsye deputetet e konfirmuan edhe për mikrofonin e Top Channel.

Ndërkohë që deputetë të mazhorancës të kontaktuar nga Top Chanel theksuan se prezenca e dy deputeteve te LSI është hapi i radhës drejt afrimit të tyre zyrtar drejt Partisë Socialiste.

Të njëtat burime konfirmuan se rasti i Tavos dhe Kokës është e njëjta praktikë e ndjekur nga kolegu i tyre Robert Bitrit pak muaj më parë.

Ajo që bie në sy është se kjo nuk është hera e parë që dy deputetët e LSI kanë bojkotuar qëndrimet e partisë.

Në të njëjtën mënyrë ato vepruan edhe në fund të prillit duke mos iu bindur urdhrit të kryetares për të braktisur sallën. Nëse llogarisim këtë pjesëmarrje, atëherë mandate i dy deputetëve tyre rrezikohet të digjet në fund të tetorit dhe jo këtë të enjte.

20 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore