Aksident me vdekje në Cërrik, shoqërohet shoferi

Një 40-vjeçare në Elbasan ka humbur jetën në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës  08:40, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik , në  fshati Malasej.

Shtetasi me iniciale I. M. , 57 vjeç nga Peqini, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targa AA 562 EC ka aksidentuar këmbësoren me iniciale E.M., banuese në fshatin Banjë.

E aksidentuara është transportuar menjëherë  për në spital por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën  gjatë rrugës  për në Spitalin e Elbasanit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

18 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.