Zbardhet plagosja e bodyguardit të lokalit në Sarandë, në pranga kolegu

Zbardhet plagosja me armë zjarri e bodyguardit të një lokali në Sarandë. Bëhet fjalë për ngjarjen e  ndodhur në orët e para të mëngjesit të një dite më parë, ku policia tha se rrethanat ishin të paqarta. Ndërkohë, sot raportohet se  është kapur  një nga autorët e dyshuar dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Rrethanat e ngjarjes

Rreth orës 02:32, në lagjen nr.1 Sarandë, në ambientet e jashtme të një lokal-disko, shtetasi A.L., 37 vjeç me banim në Vlorë, vend në të cilin punonte si bodyguard, është qëlluar me armë zjarri nga një shtetas tjetër . Dyshohet se bëhet fjalë për  shtetasin D.M.,  i cili duke përfituar nga errësira është larguar menjëherë me një automjet nga vendi i ngjarjes.

Falë veprimeve hetimore intensive të policisë së Sarandës, u bë i mundur identifikimi i autorëve,kapja e njërit prej tyre. Në pranga ka rënë kolegu i të plagosurit, shtetasi Joan Buli, 36 vjeç, lindur në Tiranë, me banim të përkohshëm në Sarandë, punonjës në objektin në fjalë (bodyguard).  Ai akuzohet për “Moskallëzim krimi”.Ndërkohë shtetasi  D.M., 31 vjeç, banues në Sarandë , është shpallur në kërkim si autori kryesor i plagosjes. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Si pasojë e ngjarjes, i dëmtuari A.L., ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë Sarandë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

15  shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.