Tiranë, 17-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës duke pirë ilaçe

Adoleshentja konsumon një sasi të konsiderueshme medikamentesh për t’i dhënë fund jetës së saj. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në banesën e shtetases R.Z., 17 vjeçe.

Disa minuta pas kësaj medikamentet kanë nisur që të japin efektin por fatmirësisht është gjendur nga familjarët në kohë. Këta të fundit e dërguan me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Sipas policisë adoleshentja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, familjarët e saj janë marrë në pyetje në lidhjet me shkaqet që e detyruan të renë që të merrte aktin vetëflijues.





14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)





Comments are closed.