
ARRSH: Nesër nisin punimet në aksin Vorë-Rinas-Fushë Krujë
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftojnë se duke nisur nga dita e enjte (datë 13 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e aksit Vorë ? Kthesa Rinas ? Fushë Krujë.
Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore.
Nga dita e nesërme do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë. Kohëzgjatja e punimeve për rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë është 45 ditë.
Segmenti në fjalë do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhës së kryerjes së punimeve. Dogana e Tiranes do te jete e aksesueshme nga ana e Vores. Devijimi i trafikut do te jete sipas sinjalistikën provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.
12 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...

Mjekët, thirrje qeverisë: Mbyllni 1 muaj shkollat, lokalet dhe urbanët, mos mendoni për zgjedhjet

Vaksinat anti Covid, Manastirliu: Në 10 ditët e para të marsit vijnë mbi 14 mijë doza nga COVAX
Biznes

Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >

