Arrestimi i Begës, PD: A ka komunikuar Balla me të me këtë numër telefoni!?

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat në adresë të qeverisë, si të lidhur me trafikantin e arrestuar, Mond Bega.

Nga selia e PD-së, Enkelejd Aliebeaj tha se qeveria është në pakt me krimin, ndërsa institucionet heshtin.

Sa i përket lidhjeve të Begës me qeverinë, Alibeaj thotë se për të vërtetuar të kundërtën, policia dhe prokuroria duhet të përgjigjen për disa pyetje



“Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare?

Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego?”, u shpreh deputeti demokrat.

Ai i adresohet me disa pyetje edhe Taulant Bllës.

“Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit? Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189? A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?”, deklaroi Alibeaj.

Ligjvënësi demokrat paralajmëroi se “këtyre pyetjeve Taulant Balla nuk u shpëton dot. Drejtësia vonon, por nuk harron”

20 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.